Kosova

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: MPJD me thirrje për shtetasit e Kosovës

Të shtunën në mbrëmje, Irani nisi sulmin me dronë dhe raketa në drejtim të Izraelit. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovës ka bërë thirrje mëngjesin e sotëm që shtetasit e Kosovës që ndodhen në Izrael të zbatojnë udhëzimet e sigurisë.

“MPJD është në komunikim të pandërprerë me Ambasadën e Kosovës në Izrael. U bëjmë thirrje qytetarëve të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase ose të kontaktojnë në numrat e kontaktit të Ambasadës +972 58-634- 0450 & +972 54-469-9799”, thuhet në njoftim.