Shëndetësi

Sulmet kardiake nuk lidhen me aktivitetet seksuale

Vetëm 34 raste nga 4557 raste të sulmeve kardiake ndodhën brenda një ore pas ose para aktit seksual dhe 32 nga to ishin te meshkujt

Arresti i papritur kardiak është më shumë i lidhur me jetën seksuale te meshkujt se te gratë, sipas një hulumtimi. Por në përgjithësi, marrëdhëniet seksuale janë shkaktare të rralla për sulme të papritura kardiake.

Vetëm 34 raste nga 4557 raste të sulmeve kardiake ndodhën brenda një ore pas ose para aktit seksual dhe 32 nga to ishin te meshkujt.

Sumeet Chugh, nga Instituti i Zemrës Cedars-Sinai, thotë se ky është studimi i parë që tregon se aktiviteti seksual nuk është shkaktar i shpeshtë i sulmeve kardiake.

Një sulm kardiak ndodh kur zemra papritmas ndal së rrahuri. Nëse nuk gjendet menjëherë trajtim, ajo është fatale, transmeton Albinfo.ch.

Për të gjetur këto të dhëna, Chugh dhe kolegët e tij përcollën të dhënat nga vitet 2002 deri më 2015 në Portland. Aktiviteti seksual ishte i përfshirë në më pak se një për qind të rasteve.