Lajme
Sulm vetëvrasës në Athinë, katër të vdekur
Në Athinë, një burrë ka qëlluar për vdekje tre persona në hapësirat e një kompanie transporti, teksa raportohet se ka hyrë në ndërtesë, ka vrarë dy burra dhe një grua dhe më pas ka vrarë edhe veten.
I dyshuari është gjetur i vdekur afër armës së gjuetisë që besohet se është përdorur gjatë sulmit teksa, sipas raportimeve nga policia, i dyshuari ka qenë punonjës i kompanisë dhe ishte pushuar nga puna para sulmit.
Mes të vrarëve ka qenë edhe pronari i kompanisë “European Product Carriers”, shkruan BBC.
“Dëgjova të shtëna. U nisa drejt shkallëve për të parë se çfarë është duke ndodhur. I pashë dy persona duke zbritur poshtë dhe më thanë: ‘Është Arisi me armë dhe po qëllon njerëz’. Normalisht nxitova dhe dola jashtë”, ka thënë një dëshmitar, transmeton albinfo.ch.
Policia greke ka rrethuar një zonë të gjerë rreth ndërtesës, në vendngjarje doli edhe njësia elitare kundër terrorizmit “EKAM”, ndërsa gjithashtu u panë edhe makina të zjarrfikësve dhe ambulanca.
Sulmuesi është identifikuar si shtetas egjiptian 70-vjeçar.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim