Bota

Sulm terrorist në Stamboll, së paku 10 të vdekur

Në mëngjesin e sotëm në Stamboll ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, që për pasojë ka pasur vdekjen e së paku dhjetë personave.

Siç njoftojnë mediet turke, në qendër të pjesës së vjetër të qytetit të Stambollit kanë gjetur vdekjen së paku dhjetë persona, si pasojë e një shpërthimqë, siç konstatohet nga mediet e përmendura, ka ardhur nga një sulm vetëvrasës i bërë nga një shtetas sirian.

CNN Türk pohon se ndër viktimat janë edhe gjashtë shtetas gjermanë, të cilë kanë përjetuar lëndime trupore. Njoftohet po ashtu edhe për një norvegjez dhe një peruan të plagosur.

Shpërthimi është bërë në një vend shumë të frekuentuar nga turistët e huaj, në qendrën e qytetit të vjetër të Stambollit – në Sultanahmet.

Policia dyshon se ka pasur një sulm kamikaz, ku një apo më shumë persona kanë hedhur veten në ajër dhe kanë marrë me vete në vdekje shumë persona të pafajshëm, njofton CNN Türk. Në informacionet e para CNN Türk pohon se janë vrarë 10 persona, por ky numër nuk është konfrimuar nga burime zyrtare. Agjencia e lajmeve DPA njofton se policia është në vendin e ngjarjes dhe e ka bllokuar tërë rajonin. Hetimet po vazhdojnë me një intensitet të shtuar, transmeton dw.de. Në veçanti të rëndësishme janë informacionet për aktorët dhe llojin e eksplozivit, gjë që mund të sqarojë më shumë edhe sfondin e sulmeve.