Bota

Sulm “amok” në Graz: Së paku 3 viktima

Sipas medieve austriake sulmuesi është me prejardhje boshnjake

Një person me makinën e tij ka hyrë në një turmë njerëzish me ç`rast ka mbytur tre persona dhe ka lënduar rëndë 34 të tjerë. Kjo ka ndodhur sot rreth orës 14 në qendër të qytetit austriak, Graz.

Sipas njohurive të para të policisë, sulmuesi ka hyrë me një shpejtësi të madhe në sheshin që ka shumë kafene dhe të frekuentuar nga një numër i madh njerëzish, njofton orf.at.
.
Edhe pasi ka dalë nga makina, ai ka sulmuar me thikë këmbësorët dhe një polic. Megjithatë policia ka pasur sukses që ta neutralizojë dhe arrestojë personin e dhunshëm, transmeton albinfo.ch.

Ende nuk ka të dhëna lidhur me motivin e aktit të dhunshëm. Por, policia, në bazë të të dhënave të deritashme, përjashton mundësinë që sulmi të ketë qenë akt terrorist. Sipas një zëdhënësi policor, sulmuesi është i sëmurë psikik.