Shqipëria
Sulm me thikë në një xhami në Tiranë, disa të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë muaj të shenjtë të besimtarëve myslimanë, atë të Ramazanit, transmeton albinfo.ch.
Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 6 persona, transmeton albinfo.ch.
Një person ka hyrë me një thikë buke në xhaminë “Dine Hoxha”, që ndodhet në Rrugën e Kavajës dhe ka qëlluar me thikë 6 besimtarë, ndërsa ata po kryenin aktin e lutjes.
Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi R.N. 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Ai gjithashtu ka sulmuar me thikë edhe qytetarët që po kalonin në rrugë, ku njëri prej tyre është plagosur.
Fatmirësisht të plagosurit D.K., M.K., K.J., A.T., S.P. ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autori jeton në Klos bashkë me familjen, por është bërë shumë i dhunshëm, ndërsa të paktën gjashtë muaj vuan nga depresioni.
Veç këtij akti të rëndë, ai gjithashtu ka ushtruar dhunë edhe ndaj familjes.
Sipas burimeve, ai ka ardhur prej pak kohësh nga Anglia dhe që atëherë është bërë problematik. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?