Lajme

Sulm me armë në Maine të SHBA-së, 22 të vdekur, rreth 60 të plagosur

Masakër në SHBA, 40-vjeçari hap zjarr, 22 të vrarë

Bëhet e ditur se të paktën 22 persona kanë vdekur si pasojë e sulmi me armë në Lewiston, Maine, ku u regjistruan tri të shtëna gjatë natës. Nga 50 deri në 60 persona u plagosën. Policia urdhëroi banorët të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert, sepse sulmuesi është ende i armatosur dhe i lirë, përcjell albinfo.ch.

Forcat e policisë kanë publikuar fotografitë e të dyshuarit, ndërsa ka dhënë detaje edhe se si agresori është veshur.

Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për një rezervist 40-vjeçar, i quajtur Robert Card. Burri, i armatosur me një pushkë lufte të tipit Ar-15, mbërriti në vendngjarje me makinën e tij dhe shënjestroi klientët e disa klubeve, duke përfshirë një ambient ku luhet bowling dhe një restorant. Autori i masakrës veproi në dy qytete të afërta, Lewiston dhe Auburn, të cilat ndahen nga një lumë. Shumë qytete janë në alert, pasi agresori lëviz i lirë, ndërsa është i armatosur dhe cilësohet shumë i rrezikshëm.