Bota

Sulm i rëndë në Londër, humb jetë një person

Në mbrëmjen e djeshme Londra është tronditur nga një sulm i rëndë pasi një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pas një sulmi me thikë.

Ngjarja në rrugën Camden të Londrës,  rreth orës 23:15. Mediat angleze shkruajnë se viktima ndërroi jetë në vendngjarje kurse i plagosuri është dërguar me urgjëncë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia nuk ka arrestuar asnjë person të dyshuar për ngjarjen, derisa disa dëshmitarë thanë që dy personat u sulmuan nga një bandë dhe banditët u larguan në drejtim të stacionit Tube.

Policia Londineze deklaron se është duke punuar për të zbardhur të gjithë ngjarjen e rëndë kriminale, përcjell albinfo.ch.