Kosova
Suksesi i FSK-së në Turqi paraqitet edhe në mediat atje
Ndihma që po japin pjesëtarët e FSK-së në Turqi për përballje me pasojat e tërmetit nuk ka kaluar pa u vërejtur nga mediat vendore atje.
Televizioni publik turk, TRT, ka rrëfyer për sukeset e arritura nga ekipet e kërkimit shpëtimit të Kosovës që ndodhen në zonën e Hatayt.
Forca e Sigurisë së Kosovës arriti të nxjerrë të gjallë nënën dhe të birin e saj dyvjeçar nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara dy ditë më parë.
Ekipi i televizionit turk zhvilloi një intervistë me oficerin e lartë ushtarak, Egzon Syla, i cili ka dhënë detaje nga ekipet e shpëtimit që Kosova ka dërguar në ndihmë të Turqisë, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi ardhur këtu me njësinë ushtarake. Kur morëm lajmin të hënën, me aprovimin e presidentes, ne kemi arritur në vendin e ngjarjes. Ne kemi dy njësi – atë të kërkimit dhe të shpëtimit si dhe personel mjekësor. Gjithashtu kemi edhe njësinë e qenve K-9”, pohon Syla.
VIDEO:
https://www.instagram.com/reel/CogZtGCqPzH/?utm_source=ig_web_copy_link
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran? Shitësit me pakicë në Zvicër po shtojnë kontrollet e rastësishme të klientëve që përdorin arka vetë-skanuese....
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
-
Në Zvicër, pesimizmi për të ardhmen nuk e zbeh ndjenjën e mirëqenies
-
Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE