Kultura

Sukseset më të mëdha të Kosovës

Kosova ka pasur suksese edhe në skenën muzikore. Rita Ora, Dua Lipa ose ‘Bon Bon’ e Era Istrefit vlerësohet si sukseset më të mëdha në vitet e fundit

Kosova të premten festoi nëntë vjetorin e Pavarësisë. Kosova pasi është shpallur e pavarur më 17 shkurt 2008 është e njohur nga 113 shtete anëtare të Kombëtareve të Bashkuara, shkruan ‘blickamabend.ch’.

Kosova ka pasur suksese në disa fusha të caktuara. Për shembull, në sport. Xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Rio. Federata e Futbollit e Kosovës është e njohur nga UEFA dhe FIFA, kurse tani Përfaqësuesja i zhvillon ndeshjet ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.

Por, Kosova ka pasur suksese edhe në skenën muzikore. Rita Ora, Dua Lipa ose ‘Bon Bon’ e Era Istrefit vlerësohet si sukseset më të mëdha në vitet e fundit. Ndër të tjera, edhe për shkak se 340 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër i përkrahin bashkëkombësit e tyre në ‘youtube’.

“Kosova ka më shumë këngëtare se sa banorë”, thotë një fjalë e urë popullore, derisa media e Zvicrës ka zgjedhur pesë hitet më të mëdha.

  1. Rita Ora – Shine Ya Light
  2. Era Istrefi – Bon Bon
  3. Dua Lipa – Be The One
  4. Dafina Zeqiri ft. Mixey – Liri
  5. Unikkatil ft. Klepto – Kuq e zi