Bota

Suedia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Pas vendimit të vitit 2010, Suedia njoftoi se nga janari 2018 rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Qeveria e këtij vendi ka konfirmuar informacionin, duke sqaruar se do të përfshijë të rinjtë e lindur në vitin 1999, përcjell albinfo.ch.

Ata theksojnë se nga 13.000 rekrutë, bazuar në përgatitjen e tyre fizike dhe mendore, do të përzgjidhen 4,000. Shërbimi ushtarak, i cili në Suedi ishte i vlefshëm vetëm për burrat, u hoq në vitin 2010.
Televizioni shtetëror suedeze “SVT” tha se ky vendim luan një rol të rëndësishëm ndërmjet tensioneve Rusi – NATO.