Lajme
Suedia promovon mikro-çipin kundër-Covid
Një kompani suedeze e specializuar për prodhimin e mikrocipeve, e promovon mbajtjen e tyre edhe si një lloj pasaporte Covid.
Menaxheri i saj shpjegon se në këtë mënyrë nuk duhet të vrasësh mendjen për të marrë lejen gjithmonë me vete, edhe nëse, për shembull, ke harruar celularin diku, ndërsa demonstrimin e bën në krahun e tij.
“Kam një cip të vendosur nën lëkurën e krahut tim. Është i programuar në mënyrë të tillë që të përfshijë lejën time të Covid dhe mund të kem gjatë gjithë kohës qasje tek ajo. Është një PDF që shërben praktikisht si pasaporta ime e Covid-it. Është gjithmonë e aksesueshme për mua dhe për të tjerët që duan të shohin lejen time, për shembull, nëse dua të shkoj në kinema apo në një qendër tregtare, gjendja ime mund të kontrollohet edhe nëse nuk e kam telefonin me vete”, tha Hannes Sjoblad, menaxher DSruptive Subdermals.
“Një implant mikrochipi kushton 100 euro nëse doni të blini variantin më të avancuar. Ndërsa nëse mbani një pajisje të jashtme shëndetesore, ajo shkon dy herë më shumë dhe zgjat 3 apo 4 vjet, ndërsa chip-i mund të përdoret për 30 apo 40 vjet”, u shpreh ai.
Sjoblad thotë se mikrochipet nuk kanë bateri dhe nuk transmetojnë dot sinjal vetë, pra sipas tij, janë praktikisht pasive, apo në gjumë. Ato aktivizohen vetëm kur preken me smartfone, dhe nuk mund të përdoren për të gjurmuar vendndodhjen e dikujt.
Teori të shumta kanë qarkulluar në internet që prej vitit të kaluar, sipas të cilave vaksinimet do të sjellin injektimin e pajisjeve të vogla të cilat ndihmojnë, sipas tyre, që gjithkush të jetë i gjurmueshëm dhe nën vëzhgim.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën