Fotolajmi
Suedia planifikon të dëbojë 80 mijë azilkërkues
Suedia planifikon të organizojë fluturime çarter për t‘i kthyer 80 mijë emigrantë, të cilët janë refuzuar për të marrë azil, që sipas Ministrisë së Brendshme është një sfidë.
Ministri i Brendshëm, Anderd Igeman, tha për gazetën “Dagens Industri” se të paktën 60 mijë dhe ndoshta 80 mijë nga 163 mijë që kërkojnë azil në Suedi u është mohuar azili, që do të thotë se ata do të kthehen ose në vendet e tyre, ose në Evropë, vendi përgjegjës për këtë, sipas rregullave të BE-së.
“Hapi i parë do të jetë që të kthehen vullnetarisht ata që duan. Por, nëse kjo nuk funksionon, ne do të duhet t’i kthejmë me dhunë”, tha Igeman, përcjell albinfo.ch.
“Unë mendoj se ne do të organizojmë më shumë fluturime çarter, sidomos në Evropë”.
Qeveria suedeze është duke shpresuar për të bërë një marrëveshje me disa vende evropiane, veçanërisht me Gjermaninë, për kushtet e fluturimit për kthimin e azilkërkuesve.
Ajo gjithashtu kërkon marrëveshje me vende si Afganistani dhe Maroku.
Patrick Engstorm, kreu i policisë kufitare, thotë për «Dagens Industri» se oficerët e tij tani e tutje do të punojë intensivisht për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar.
“Ne duhet të punojmë së bashku me agjencinë për migracionin. Shumica e atyre që u kthyen nga agjencia nën juridiksionin e policisë ikën. Për sa kohë që ata kanë nevojë për të dëgjuar vendimin e policisë, duhet të jenë në vend”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha