Lajme
Suedia nuk rekomandon vaksinën anti-Covid për fëmijët 5-11 vjeç
Suedia ka vendosur kundër rekomandimit të vaksinave kundër COVID për fëmijët e moshës 5-11 vjeç, tha të enjten Agjencia e Shëndetësisë, duke argumentuar se përfitimet nuk i tejkalojnë rreziqet, transmeton Albinfo.ch
“Me njohuritë që kemi sot, me një rrezik të ulët për sëmundje serioze për fëmijët, ne nuk shohim ndonjë përfitim të qartë nga vaksinimi i tyre,” tha zyrtarja e Agjencisë Shëndetësore Britta Bjorkholm në një konferencë shtypi.
Ajo shtoi se vendimi mund të rishikohet nëse hulumtimi ndryshon ose nëse një variant i ri ndryshon pandeminë.
Fëmijët në grupet me rrezik të lartë tashmë mund ta marrin vaksinën.
Suedia, siç raporton Reuters, regjistroi më shumë se 40,000 raste të reja më 26 janar, një nga numrat më të lartë ditorë gjatë pandemisë, pavarësisht testimeve të kufizuara.
Ndërsa vala e katërt ka parë të thyhen rekordet e përditshme të infeksioneve, kujdesi shëndetësor nuk është nën të njëjtën tendosje si gjatë valëve të mëparshme.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë