Bota

Suedia heq kontrollet kufitare me Danimarkën

Qeveria suedeze ka thënë se do të shfuqizojë kontrollimin e dokumenteve të udhëtarëve që hyjnë në vend përmes kufirit me Danimarkën, por do të forcojë kontrollet e tjera kufitare, raporton TASS, përcjell albinfo.ch.

“Ne kemi nevojë për kontrollin e kufijve suedezë për të ruajtur sigurinë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

“Kontrollimi i dokumenteve do të ndalet, por në të njëjtën kohë do të forcohet kontrolli kufitar”, thuhet më tutje në njoftim.

Sipas tij, masat për të rritur mbikëqyrjen do të përfshijë instalimin e kamerave të survejimit dhe kontrollimi i automjeteve që kalojnë kufirin me rreze «x-ray».