Lajme
Suedia dëbon gazetaren kineze, përbënte këcënim për sigurinë
Suedia ka dëbuar një gazetare kineze të klasifikuar nga autoritetet si “kërcënim serioz për sigurinë”.
Gazetarja thuhet se ka qenë në kontakt të ngushtë me diplomatë kinezë në Suedi prej disa vjetësh.
Mediat raportuan se 57-vjeçarja erdhi në Suedi gati 20 vjet më parë, ku thuhet se u martua me një suedez.
Ajo thuhet se ka qenë në kontakt të ngushtë me Ambasadën kineze dhe ka organizuar udhëtime të delegacioneve kineze në Suedi.
Sipas raportimeve, ajo ka qenë e ndaluar që nga tetori i vitit 2023, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Agjencia Suedeze e Emigracionit më pas vendosi ta dëbonte gruan.
Ajo e apeloi vendimin, por ai u refuzua nga një gjykatë suedeze.
Qeveria suedeze vendosi të dëbojë gazetaren përgjithmonë.
Sipas avokatit të saj, kinezja mohon të jetë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Suedisë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona Anëtarët e Forcave të Armatosura të Zvicrës do të marrin vetëm një uniformë të veçantë fustani...
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve