Shqipëria
Suedia ashpërson masat për shtetet e tjera, ka situatë të mirëmenaxhuar
Këto janë gjitha shtetet që u futën në listën e shteteve jo të sigurta
Suedia është një nga shtetet, e cila ka vepruar në kokën e saj, duke mirëmenaxhuar situatën pandemike. Është i vetmi shtet, i cili ka marrë vendime interesante lidhur me virusin Covid, transmeton albinfo.ch.
Në fillim fare, ky shtet nuk mori asnjë masë, duke mos e bllokuar ekonominë. Pasi virusi po përhapej shumë, masat e para erdhen pasi numri i vdekjeve ishte i lartë, mirëpo edhe sot, pothuajse të gjitha fushat e punës në Suedi janë të lira dhe pa masa.
Rritja e rasteve të reja me Covid në vendet ballkanike gjatë kohëve të fundit ka bërë që shumë vende ta klasifikojnë si vend i rrezikshëm për përhapjen e Covid.
Suedia është vendi i radhës që ka miratuar ndryshimet e reja të përkohshme për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku duke filluar nga dita e hënë, qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Suedisë do t’u ndalohet hyrja në vend për qëllime joesenciale.
Bashkë me Shqipërinë, hyrja u është ndaluar edhe vendeve, si Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Japonia e Brunei, të cilat janë hequr nga lista e ‘vendeve të sigurta’.
“Qeveria ka vendosur që Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia të hiqen nga lista e vendeve të ‘sigurta’ dhe banorëve të këtyre vendeve iu ndalohet i hyrja, përveç atyre që banojnë atje. Vendimi zbatohet që nga 20 shtatori. Këto ndryshime janë rezultat i një përditësimi të rekomandimeve të BE -së në lidhje me udhëtimin në BE të miratuar më 9 shtator 2021, bazuar në informacionin nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC)”, bën me dije qeveria suedeze në vendimin e saj.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën