Lajme
Suedia “akuzon” Beyonce për rritjen e inflacionit në vend

Përpjekjet e vazhdueshme në Eurozonë për të ulur nivelet e inflacionit kanë hasur një variabël tjetër që ka ndikuar në rritjen e indeksit. Nuk janë as barrierat në industritë prodhuese, as lufta në Ukraninë, por një pop star me famë botërore, si Beyonce.
Ekspertët e ekonomisë në Suedi kanë deklaruar se efekt i rritjes së papritur të vlerës së inflacionit në vend është shkaktuar nga touri “Reinassence” i këngëtares që i rikthehet skenave botërore pas 7 vjetësh. Touri që këngëtarja vendosi ta niste pikërisht në qytetin e Stockholm ka shkaktuar rritjen e papritur të çmimeve të hoteleve dhe restoranteve, të cilët janë pushtuar nga fansat e këngëtares.
“Inflacioni i lartë i paparashikuar në Suedi është faji i Beyonces!”, shprehet i bindur Michael Graham, kreu i bankës daneze Danske Bank, një ndër më të mëdhatë në vend.
Sipas Grahn, touri i këngëtares fituese të 32 çmimeve Grammy Awards, ka shkaktuar rritje masive të kërkesës në sektorin e hotelerisë.
Nga 9,7% në maj, vlera e inflacionit, vlerë e cila ishte parashikuar nga ekspertët të zbriste në 9,4%, ka arritur vlerën 10,5%. Ekspertët akuzojnë këngëtaren e famshme të “Crazy in Love” si përgjegjëse për rritjen e çmimeve më 0,2 pikë përqindje brenda një muaji. Edhe pse rritja e rrufeshme e çmimeve pritet të ngadalësohet në fund të muajit me mbarimin e koncertiti të Beyonce, ekziston frika se koncerti i këngëtarit të famshëm Bruce Springsteen në fund të muajt në Goteborg do të ketë po të njëjtin impakt./Euronews
E-Diaspora
-
Sigurimi i veturave: 57% e zviceranëve, kundër diskriminimit të kosovarëve Njerëzit nga Ballkani paguajnë prime shumë më të larta sigurimi për makinat e tyre. Sipas një...
-
Gjon’s Tears i ftuar special në “Eurovision 2025”
-
Votimi i diasporës, zarfet e para vijnë sot në Tiranë
-
Kanë mashtruar me firmën e kopshtarisë: Djali dëbohet në Kosovë, babai “shpëton”
-
Humb jetën shqiptari në një aksident trafiku në SHBA, ishte pjesëtar i Gardës Kombëtare Amerikane
Jeta në Zvicër
-
CFO-të zviceranë presin rënie ekonomike pas njoftimit të tarifave amerikane Shumica e zyrtarëve kryesorë financiarë (CFO) të kompanive në Zvicër presin një rënie të afërt të...
-
Zvicër: Dështojnë bisedimet ndërmjet siguruesve privatë zviceranë dhe mjekëve
-
SBB synon trenat super të shpejtë
-
Konsumi i vezëve arrin rekord në Zvicër
-
Zvicër: Rekomandohet taksa e sheqerit