Koronavirusi: çast pas çasti
Suedezët tregojnë pse nuk kanë hyrë në karantinë
Suedia është një nga vendet e rralla në Evropë, ku shumica e vendeve nuk janë mbyllur
Suedia është një nga të paktat vende në botë që deri më tani ka refuzuar strategjinë e bllokimit për parandalimin e COVID-19, duke i lënë pothuajse të gjitha hapur. Epidemiologu suedez, Anders Tegnell, i cili po merret me emergjencën në Stokhom tha: “Është e padobishme të mbyllësh gjithçka”.
“Ju veproni sikur epidemia mund të zhduket brenda disa javësh, ose më së shumti një muaj. Ne, nga ana tjetër, mundohemi vetëm ta ngadalësojmë, sepse besojmë se kjo sëmundje nuk do të largohet kaq shpejt dhe do të duhet të jetojmë me të për një kohë të gjatë.
Të paktën deri në prezantimin e një vaksine dhe kjo do të zgjasë me vite. Edhe Koreja e Jugut, e cila ka arritur ta kontrollojë atë tani, po përgatitet për kthimin e saj”, shtoi ai, përcjell albinfo.ch.
“Përpjekja për të ndaluar epideminë gjithashtu mund të jetë kundërproduktive, sepse pasi të fillojë zinxhiri i infektimit, është e mundur që situata të bëhet edhe më e keqe”, shpjegoi Tegnell.
I pyetur nëse shqetësohen që janë të vetmit që kanë hequr dorë nga kufizimi i masave, në një kohë që të gjitha vendet në kufi me Suedinë kanë vendosur të mbyllin kufijtë dhe të kufizojnë lëvizjen e njerëzve, Tegnell shtoi:
“Nuk jam aq i sigurt se ajo që ne po bëjmë po ndikon shumë në përhapjen e koronavirusit. Nuk do të isha i befasuar nëse do të përfundonte në të njëjtën mënyrë për të gjithë, pavarësisht nga masat që kemi marrë.
E vërteta është se ne nuk dimë pothuajse asgjë për Covid-19 dhe secili vend po eksperimenton me zgjidhje të ndryshme, në varësi të situates”, përfundoi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve