Shqipëria
Suedezët tregojnë 10 vendet e Shqipërisë që duhet vizituar
Për ata që duan të vizitojnë Shqipërinë, Joyous Travel ka përgatitur një listë me 10 vende që duhen parë:
Shqipëria vazhdon të jetë një ndër destinacionet e preferuar të turistëve të huaj.
E këtu nuk mungon as promovimi i Shqipërisë nga të huajt.
Kryeministri Edi Rama ndau pasditen e sotme reportazhin e blogut suedez Joyous Travel, ku tregohen 10 destinacionet turistike që turistët e huaj duhet të vizitojnë në Shqipëri.
“Nëse ju pëlqen të vizitoni një vend të ri, atëherë është koha të njihni Shqipërinë. Shqipëria është kthyer në një destinacion që s’duhet humbur. Shqipëria ka bukuri natyrore dhe kulturore që tani ju mund t’i shihni vetë”, theksohet në reportazh.
Për ata që duan të vizitojnë Shqipërinë, Joyous Travel ka përgatitur një listë me 10 vende që duhen parë:
Tirana
Në qendër të Tiranës mund të shohim sheshin “Skënderbej”, Kullën e Sahatit dhe xhaminë e Namazgjasë, të gjithë elemente me rëndësi për shqiptarët. Diçka shumë interesante për Shqipërinë, është fakti që ka shumë bunkerë, të ndërtuar për të mbrojtur anëtarët e qeverisë së regjimit komunist. Sot, shumë prej bunkerëve janë kthyer në muze apo ekspozita. Ky qytet ka bunkerët më të mëdha: BunkArt 2, prej 3 kilometrash dhoma e tunele nëntokësore me kate. Muzeu Historik Kombëtar është një tjetër vend historik që duhet vizituar në Tiranë. Është muzeu më i madh e më i rëndësishëm në vend, me shumë pavijone që tregojnë të shkuarën në mënyrë kronologjike. Pavijoni i Antikitetit është i mahnitshëm, me shumë objekte parahistorike dhe një kokë njeriu prej guri, ndërmjet figurave të tjera, që tregon aspektin antropomorfik të njeriut në atë kohë.
Kruja
Shumë afër Tiranës, Kruja është një vend që duhet vizituar nga të gjithë ata që shkojnë në Shqipëri për herë të parë. Kruja është shtëpia e Muzeut Etnografik Kombëtar, por njihet më shumë për faktin se aty gjendet dhe Muzeu i Skënderbeut. Muzeu që ndodhet në Kalanë e Krujës është një nga atraksionet turistike më të rëndësishme e të famshme të vendit. Nga kjo fortesë, Heroi Kombëtar i Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeu mbrojti vendin nga pushtimi osman për një periudhë prej tre dekadash. Kalaja gjithashtu ofron pamje të mahnitshme të detit Adriatik. Parku Kombëtar Qafë-Shtamë dhe varri i Sari Salltikut janë po ashtu afër Krujës.
Butrinti
Në Shqipëri do të gjeni dhe një qytet antik të quajtur Qyteti i Butrintit. Ky është një sit i Trashëgimisë Botërore i njohur nga UNESCO dhe ka një histori 3000-vjeçare. Është një nga qendrat arkeologjike më të rëndësishme në vend. Këtu do të shihni mbetjet arkeologjike të qytetërimeve të Greqisë së Lashtë, Romës, Biznatit dhe Venedikut. Nuk është vetëm një sit i rëndësishëm arkeologjik, por është dhe një park natyror me shumë peizazhe dhe një mjedis natyror tërheqës. Kjo është arsyeja pse është siti më i rekomanduar si atraksion turistik.
Berat
Berati quhet qyteti i dritareve. Ky qytet po ashtu është shpallur një sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO dhe është afër kryeqytetit, vetëm 2 orë larg. Pse do t’ju pëlqente kaq shumë? Vetë qyteti është një muze i madh, me mbi 2000 vjet histori dhe shumë monumente për t’u vizituar. Qyteti ka një pamje mjaft interesante veçanërisht sa i përket arkitekturës dhe ndërtimit. Këtu mund të vizitoni Kalanë e Beratit, me fortesën e famshme, tempujt dhe Muzeun e famshëm Onufri.
Dajti
Ky mal gjendet në lindje të Tiranës dhe është Park Kombëtar Natyror. Me 1613 metra mbi nivelin e detit është një nga destinacionet më të kërkuara nga vendasit dhe turistët, sidomos në muajt e dimrit. Ju rekomandojmë të bëni një udhëtim me teleferik, nga ku mund t’ju shpaloset një pamje e mrekullueshme e qytetit. Pasi të keni arritur në mal, do të mund të ecni nëpër pyll. Rrugët janë të shënjuara shumë mirë dhe nuk janë të gjata. Nëse jeni të uritur, keni mundësi t’i drejtoheni njërit nga shumë restorante përreth. Provoni një pjatë tradicionale, në mënyrë që të shijoni gastronominë vendase. Byreku i famshëm me djathë dhe spinaq dhe qoftet e zgarës janë të mrekullueshme.
Gjirokastra
Qyteti i gurtë, një tjetër sit i njohur nga UNESCO si Trashëgimi Botërore. Në këtë qytet arkitektura është tradicionale osmane. E quajnë qyteti i gurtë sepse të gjitha rrugët janë të veshura me kalldrëm, në mënyrë mahnitëse, pra, vishni këpucë të rehatshme, sepse qyteti është mjaft tërheqës e ia vlen të vizitohet. Gjëja që do bëni më shumë është të ecni, meqë rrugët të tërheqin vëmendjen kaq shumë. Shkoni e shijoni pamjen e shtëpive tradicionale, si dhe një kala që ka emrin e qytetit. Është kalaja më e madhe në Shqipëri. Nëse ju pëlqen natyra, duhet të vizitoni monumentin natyror të quajtur Syri i Kaltër, për të cilin do flasim pas pak.
Syri i Kaltër
Një burim uji, një fenomen natyror, afër Muzinës në bashkinë e Finiqit, në jug të Shqipërisë. Është një atraksion turistik i famshëm. Uji është i qartë e i kaltër dhe është më shumë se 50 m i thellë. Kur arrin atje, ka një ballkon të vogël metalik nga ku mund të shohësh burimin. Uji është aq i pastër sa pothuajse e sheh fundin. Nëse ju merr uria, mund të shkoni në kafenetë dhe restorantet aty afër, të cilat janë krijuar për turistët dhe janë shumë të këndshme.
Apolonia
Parku Kombëtar Arkeologjik, ku gjendet dhe edhe një muze tjetër arkeologjik. Është tetë kilometra nga qyteti i Fierit, në perëndim të tij. Aty mund të shini rrënojat e shtëpive të vjetra, puseve, shatërvanëve, themelet e një dyqani antik artizanal, teatrin, tempullin e një perëndeshe dhe një statujë romake të zbuluar në 2010. Në muze gjenden mbetje të objekteve të zbuluara gjatë gërmimeve. Ka pjata, bizhuteri, vegla, elemente arkitekturore dhe skulptura antike.
Alpet
Malet e Alpeve Shqiptare janë shumë të famshme. Peizazhet janë mbresëlënëse. Ne ju rekomandojmë Luginën e Valbonës, ku ju sugjerojmë të vizitoni Shpellën e Dragobisë. Është një vend shumë i famshëm që mban eshtrat e një heroi kombëtar. Mund të vizitoni dhe Parkun Kombëtar të Thethit, që është 30 minuta larg nga fshati me të njëjtin emër. Njerëzit e konsiderojnë një nga rrugët më të bukura dhe një vend fantastik për të parë perëndimin e diellit në vjeshtë.
Ksamil
Bukuritë natyrore të Shqipërisë janë vërtetë mbresëlënëse dhe ecja përgjatë ujit të kristaltë apo banjo dielli në plazhet e Shqipërisë nuk krahasohen me asgjë. Edhe pse i gjithë bregdeti shqiptar ka plazhe të mrekullueshme, pjesa e bregut që laget nga deti Jon është ‘fajtor’ për faktin që kaq shumë turistë bien në dashuri me këtë vend. Kjo zonë njihet si Riviera Shqiptare dhe aty do gjeni plazhin e Ksamilit. Ksamili nuk ka të sharë. Uji i kaltër i kalon pritshmëritë. Është një nga plazhet më të famshme e më të kërkuara në Shqipëri e megjithatë është aq i madh, saqë nuk do të ndiheni të rrethuar nga ai numër i madh turistësh që e vizitojnë, jo vetëm gjatë sezonit turistik. Ndodhet në qytetin me të njëjtin emër. Qyteti ka shumë vende të këndshme e të rehatshme për të qëndruar, si dhe dyqane e restorante.
VIDEO:
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/6047268505348397/
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?