Kosova
Subvencionimi i rrymës, ministri Murati del me një njoftim të ri
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një njoftim me rëndësi sa i përket subvencionit të tarifave të energjisë elektrike për familjet e cenueshme.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministri thotë se një numër i caktuar i aplikimeve që kanë pranuar, janë familje me vetëm 1 anëtar, që nënkupton se kryefamiljari që ka aplikuar ka harruar të shtojë anëtarët e tjerë të familjes, gjatë plotësimit të formularit.
Njoftimi i plotë:
Njoftim me rëndësi për të gjitha familjet që kanë aplikuar në programin e subvencionimit të tarifave të energjisë elektrike për familjet e cenueshme:
Një numër i caktuar i aplikimeve që kemi pranuar, janë familje me vetëm 1 anëtar, që nënkupton se kryefamiljari që ka aplikuar, ka harruar të shtojë anëtarët e tjerë të familjes, gjatë plotësimit të formularit.
Meqenëse lartësia e subvencionit përcaktohet edhe nga numri i anëtarëve të familjes, është e rëndësishme që në formularin e aplikimit të shtohen të gjithë anëtarët me të cilët banoni aktualisht.
Të gjithë ata që kanë harruar të shtojnë anëtarët e tjerë të familjes, e kanë mundësinë që ta përmirësojnë këtë duke përditësuar aplikimin e tyre në eKosova. Për t’u marrë parasysh në muajin vijues, përditësimi duhet të bëhet më së largu më 30 nëntor 2024.
Anëtarët mund të shtohen tek pjesa e paraqitur si në vijim, dhe pasi të keni përditësuar numrin e anëtarëve, e ridërgoni aplikimin tuaj duke klikuar “Apliko”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?