Lajme
Stuhitë në Evropë shkaktuan 7 viktima
Stuhitë e egra dhe shirat e rrëmbyeshëm që goditën Francën, Zvicrën dhe Italinë, këtë fundjavë, kanë shkaktuar deri më tani 7 viktima. Katër persona humbën jetën pasi shirat e fortë shkaktuan një rrëshqitje dheu në Zvicrën juglindore, në kantonin italishtfolës të Ticinos. Ndërsa një tjetër burrë raportohet të jetë zhdukur në Valais, tha policia zvicerane. Shërbimet e sigurisë civile të Zvicrës thanë se qindra njerëz u evakuuan në kantonin jugor të Valais dhe rrugët u mbyllën pasi lumi Rhone dhe degët e tij vërshuan në vende të ndryshme.
Moti i keq po e bën shumë të vështirë punën e shpëtimit edhe në disa lugina në kantonet jugore të Ticino dhe Valais, pranë kufirit me Italinë, në të cilat është shkëputur edhe rryma elektrike.
Në Francë, tre persona në të 70-at dhe 80-at e tyre vdiqën në rajonin verilindor Aube, kur një pemë që po binte goditi makinën me të cilën po udhëtonin. Ndërsa pasagjeri i katërt është në gjendje kritike.
Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet, po ashtu, kanë mbërthyer luginat alpine midis Piemonte dhe Valle d’Aosta në Itali. Autoritetet vendase po përballen me situata aspak të lehta. Sot alarmi për përmbytje u zhvendos edhe në rajonet e Veneto, Emilia Romagna dhe Friuli Venezia Giulia.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane Presidentja zvicerane për vitin 2025, Karin Keller-Sutter, ka nënvizuar rëndësinë e kompromisit dhe përulësisë në politikën...
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”