Lajme

Stuhitë do të vazhdojnë të godasin edhe sot Zvicrën

Pas motit të nxehtë dhe të thatë të ditëve të kaluara, reshjet e forta të shiut janë rikthyer pasditen e së enjtes në shumë rajone të Zvicrës, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të forcohen edhe më tej, përcjell albinfo.ch.

Shërbimi meteorologjik MeteoNews e ka të vështirë të parashikojë sasinë e reshjeve, por “sido që të jetë, toka është ende shumë e lagësht vende-vende dhe rezervat ujore janë plot.

Kjo do të thotë se pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që kanë goditur Zvicrën në javët e fundit, situata “mbetet e tensionuar” gjatë gjithë ditës.

Lajmi i mirë, megjithatë, është se shiu dhe rreziku i përmbytjeve të reja, duhet të zhduken mjaft shpejt.