Shkurt.ch
Stuhia “Niklas” merr viktimën e parë
Një person 75 vjeçar nga Andelfingeni ka humbur jetën në veturën e tij pasi që një pemë e rrëzuar nga era është përplasur mbi të
Moti i ligë me erëra të fuqishme ka vazhduar gjithë ditën dhe natën e 31 marsit në pjesën më të madhe të Zvicrës.
Pas dëmeve të shumta të shkaktuara gjithandej dhe lëndimit të disa personave, mbrëmjen e të martës është raportuar edhe rasti i parë i vdekjes si pasojë i stuhisë “Niklas”. Një person 75 vjeçar nga Andelfingeni ka humbur jetën në veturën e tij pasi që një pemë e rrëzuar nga era është përplasur mbi të. Ai po udhëtonte me makinë në rrugën përgjatë një pylli në momentin kur druri i rrëzuar ka goditur pikërisht atë.
Rrëzimi i drurëve ose edhe i gjësendeve tjera ka qenë shkak edhe për lëndimin e një numri personash në regjione të ndryshme të Zvicrës.
Pasditen e të martës shpejtësia e regjistruar e erës në Zvicrën Qendrore ka arritur deri në 120 kilometra në orë. Policisë i janë paraqitur rreth 200 njoftime për dëme të shkaktuara nga era.
Për shkak të rrezikut nga era e fuqishme, në Zvicrën Qendrore kanë ndërprerë punën disa linja hekurudhore malore dhe teleferikë.
Ndërsa në Bazel ka pasur edhe ndërprerje të qarkullimit të tramvajeve. Në Cyrih stuhia ka rrëzuar gjysmën e kulmit prej bakri të një kishe. Për fat të mirë, kjo ka kaluar pa pasoja në njerëz.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj





















