Shkurt.ch
Stuhia i kushtoi Zvicrës 140 milionë franga
Kantoni që ka pësuar më së shumti nga moti me shira dhe breshër i javës së kaluar është Argau
Moti i ligë, me shira, stuhi dhe breshër që ka mbajtur ditëve të kaluara në Zvicër, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Organet kompetente kanë vlerësuar se bëhet fjalë për dëme që arrijnë shifrën deri në 140 milionë franga.
Kantoni që ka pësuar më së shumti nga moti me shira i javës së kaluar është Argau. Këtë të dhënë e ka konfirmuar Federata ndërkantonale për kompensimin e dëmeve. Në këtë kanton ka pasur reshje më të mëdha breshëri dhe shtrëngata më të fuqishme se në regjionet tjera. Për pasojë, shumë bodrume janë vërshuar nga uji, shumë dritare janë thyer dhe madje edhe kulme shtëpishë janë shkatërruar.
Dëme në shifra milionëshe janë regjistruar edhe në kantonet si Appenzell-Ausserrhoden, Bernë, Lucern, Schaffhausen, Solothurn dhe Zug.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor