Bota
Stuhia Eleanor përfshin Evropën
Stuhia Eleanor ka prekur disa shtete të Evropës, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, ndërsa më herët u përplas në Britaninë e Madhe, duke lënë pa energji elektrike dhjetëra mijëra shtëpi, e duke shkaktuar probleme në qarkullim.
Nëntë persona u plagosën si pasojë e stuhisë në Francë, ku u regjistruan erëra deri në 110 km në orë. Rënia e një peme në Holande shkaktoi një të lënduar, përcjell albinfo.ch.
Në Francën veriore mbi 200 mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike. Stuhia po zhvendoset tani drejt rajoneve të tjera përfshirë Korsikën, ku erërat pritet të arrijnë shpejtësinë e 200 km në orë. Në kryeqytetin Paris dhe në lindje të vendit pati probleme në qarkullimin ajror.
Kulla Eifel u mbyll për shkak të erërave të forta e gjithashtu edhe parqet e qytetit nuk do të jenë të aksesueshme deri në zbutjen e stuhisë për shkak të shqetësimeve për rënien e pemëve.
Në Gjermani, stuhia ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Erërat e kaluan shpejtësinë e 120 km në orë në Perëndim duke çuar në paralizim të transportit.
Janë prekur gjithashtu edhe Zvicra, ku mbi 14 mijë shtëpi janë në errësirë dhe Austria, ku në shumë zona rreziku për ortekë pritet të rritet në nivelin e 4, nga 5 që është maksimali.
Belgjika aktivizoi alarmin portokalli me autoritetet që i bënë thirrje qytetarëve të tregonin kujdes nga objektet fluturuese.
Në Holandë me shumë se 200 fluturime u anuluan në Aeroportin e Shipolit në Amsterdam, ndërsa shumë prej rrugëve kryesore dhe linjave hekurudhore u mbyllën.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?