Lajme
Studiuesit, një hap më afër rritjes së jetëgjatësisë
Po sikur të mund të jetonim përgjithmonë? Është një pyetje, e cila prej shekujsh mundon njerëzimin.
Studiuesit në Japoni thonë se mund të kenë bërë një hap drejt rritjes së jetëgjatësisë njerëzore. Ata shprehen se kanë testuar me sukses një vaksinë kundër qelizave që kontribuojnë në procesin e plakjes.
Çfarë është plakja qelizore? Qelizat bëhen të vjetra kur ndalojnë së dyfishuari vetveten, shpesh si përgjigje ndaj dëmtimit natyror të ADN-së së tyre.
Mendohet se plakja qelizore kontribuon në vetë procesin e plakjes, si dhe në sëmundjet e lidhura me plakjen si Alzheimer dhe disa lloje kanceri.
“Qelizat e plakura sekretojnë një sërë faktorësh që prishin funksionin e indeve”, tha për Euronews Next Dr. Salvador Macip, kreu i Laboratorit të Mekanizmave të Kancerit dhe Plakjes në Universitetin e Leicester.
“Procesi biologjik i plakjes është shumë kompleks, prandaj nuk ka gjasa që një strategji e vetme ta ndalojë plotësisht ose ta kthejë atë. Megjithatë, ka ndoshta shumë mënyra për ta ngadalësuar dhe pastrimi i qelizave të plakura duket të jetë një nga më të lehtat dhe potencialisht më efektive”, theksoi eksperti.
Por, para se të emocionoheni, ia vlen të keni parasysh se studiuesit ende nuk e dinë se sa mund të zgjatet jetëgjatësia e një krijese të gjallë.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit