Lajme
Studiuesit thonë se sëmundja me omikron ka rrjedhë dukshëm më të lehtë
Në mushkëritë e kafshëve të ekzaminuara janë gjetur rreth një e dhjeta e grimcave të virusit ndërsa në hundë, sasi e njëjtë si në variantet e vjetra
Rezultatet më të reja të studimeve mund të ofrojnë të dhëna të rëndësishme se pse varianti Omikron çon në kurse më të lehta të sëmundjes në krahasim me variantet “e vjetra”, transmeton albinfo.ch.
Në eksperimentet e realizuara me brejtës dhe minj, studiuesit kanë zbuluar se Omicroni sulmon mushkëritë më pak se variantet e mëparshme të virusit.
Siç raporton “New York Times”, rreth dhjetë ekipe kërkimore në mbarë botën kanë arritur në rezultate të ngjashme.
Kështu, në një studim amerikan, autorët kanë zbuluar se vlerat e omikronit në hundët e brejtësve të infektuar ishin afërsisht të njëjta si në ato të varianteve të mëparshme.
Por në mushkëritë e kafshëve të ekzaminuara janë gjetur vetëm rreth një e dhjeta e grimcave të virusit.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












