Integrimi
Studimi që shqyrton integrimin e të rinjve në Zvicër
Një studim i cili shqyrton integrimin e të rinjve në Zvicër tregon se integrimi i adoleshentëve me sfond të imigracionit, në shoqërinë zvicerane varet në masë të madhe nga vendi i origjinës së prindërve të tyre.
Të rinjtë nga Gjermania dhe Austria u renditën më lart në studimin e integrimit, i cili u krye nga kolegji i shkencave të aplikuara në Cyrih dhe në shkollën e punës sociale në Fribourg.
Vëzhguesit thonë se kjo do të pritej, pasi më shumë se 60% e popullsisë zvicerane flasin një formë të dialektit gjerman, shkruan Swissinfo, përcjell Albinfo.ch.
Adoleshentët nga Kosova dhe Republika e Maqedonisë në Evropën juglindore janë në fund të tabelës. Të rinjtë me rrënjë në Afrikën e Veriut apo vendet arabe ishin gjithashtu të ulëta në renditje.
Sondazhi në mesin e më shumë se 8.300 personave të moshës 17 ose 18 vjeç, zbuloi se kohëzgjatja e kaluar në Zvicër ndihmon integrimin në përgjithësi.
Megjithatë, studiouesit gjetës se mungesa e integrimit nuk paraqet rrezik në rritje për delikuencën.
Ndërsa të rinjtë me sfond të imigracionit thuhet të jenë më të prirur të përdorin dhunën, veprat penale, përfshirë vjedhjen ose konsumin e kanabisit dhe këto duket të jenë më të përhapura në mesin e adoleshentëve me rrënjë zvicerane, thonë autorët e studimit.
Kritikët e anketës argumentojnë se raporti bazohet vetëm në tre kritere: miqësinë me një person zviceran, identifikimin me Zvicrën dhe arsimin, shkruan Swissinfo, përcjell Albinfo.ch.
Autori kryesor i raportit, Dirk Baier, pranon se metoda është relativisht bazë, sipas gazetave SonntagsZeitung dhe Le Matin Dimanche.
Ai gjithashtu pranon se ekziston rreziku që rezultatet e studimit të mund të përdoren për qëllime politike.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?