Bota

Studimi për mbipeshën globale: 640 milionë njerëz, të trashë

Në gjithë botën më shumë se 640 milionë njerëz janë shumë të trashë. 2.3% e meshkujve dhe 5% e grave janë shumë të trashë në gjithë botën.

Kështu tregon studimi më i plotë global për indeksin e masës trupore me pjesëmarrjen e Universitetit të Cyrihut.

Në 40 vjetët e fundit, pesha mesatare e popullsisë së botës është rritur çdo 10 vjet me 1.5 kilogram.

Në Zvicër ky zhvillim është pak më i ngadalshme, shkruan në Universitetin e Cyrihut, përcjell albinfo.ch.

Lider në trashje janë ende Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vende me BMI të ulët janë japonezët.