Lajme

Studimi në Zvicër: Pasojat nga Covidi dhe Omicroni, ku dallojnë

Studiuesit në Spitalin Kantonal në Sanit Gallen thonë se rreziku i vuajtjes së gjatë nga Covid është më i ulët për ata të infektuar me variantin Omicron sesa virusi origjinal.

Rezultatet do të paraqiten në një konferencë të madhe evropiane muajin e ardhshëm.

Pacientët që vuanin nga simptoma të gjata të Covid-it u studiuan për të zbuluar se si ishin infektuar fillimisht.

U zbulua se ata me virusin origjinal kishin 67% më shumë gjasa të kishin Covid të gjatë sesa ata me një variant të mëvonshëm, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Mbi 1000 subjekte nga Zvicra lindore morën pjesë në studim.