Kosova

Studimi: Ky vend ka shoferët më të këqij në Europë

Ju ndoshta keni qenë në një vend të huaj, keni marrë me qira një makinë dhe keni shkuar për të eksploruar. E po, supozojmë se kjo ju shkaktoi pak stres, sepse vozitja në çdo vend është e ndryshme, ka disa rregulla të ndryshme, dhe më e keqja sigurisht, një kulturë krejtësisht e re drejtimi, përcjell albinfo.ch.

Një sondazh i porositur nga koncesionari më i madh francez i autostradave, Vinci Autoroutes, iu përgjigj pyetjejes se cili vend ka shoferët më të këqij.

Gjatë hulumtimit janë marrë në pyetje 12.400 evropianë nga 11 vende, të cilët janë përgjigjur se si e perceptojnë vozitjen e tyre.

Rezultatet e hulumtimit janë të pakta shqetësuese. Nga të gjithë të anketuarit, deri në 79 për qind kishin qëndrim negativ ndaj shoferëve të tjerë. Në Britaninë e Madhe, një e katërta e të anketuarve thanë se pas timonit janë njerëz krejtësisht të ndryshëm, por qëndrimi i grekëve për shoferët nga vendet e tjera është krejtësisht i pabesueshëm.

Rreth 91 për qind e tyre kanë shprehur qëndrim negativ, por janë kritikë edhe ndaj bashkatdhetarëve, ndaj Greqia ka shënuar rezultatet më të këqija në sondazh.

Të shajnë, i bien bories, flasin në celular gjatë vozitjes, madje edhe dalin nga makina për të larë “hesapet”, të gjitha këto, sipas grekëve, bëjnë çdo ditë bashkatdhetarët e tyre.

Pra, kini kujdes nëse planifikoni të vozisni në rrugët greke këtë verë.

Megjithatë, jo gjithçka është aq e zezë, spanjollët dhe britanikët janë më pak kritikë ndaj vozitjes së njerëzve të tjerë në vendet e tyre, ndërsa gjermanët janë të sjellshëm me bashkatdhetarët e tyre dhe besojnë se shumë pak prej tyre janë agresivë ose të papërgjegjshëm.