Lajme
Studimi: Konsumimi i kafesë në mbrëmje nuk ndikon në cilësinë e gjumit
Konsumimi i kafesë apo çajit para se të shkohet në shtrat nuk ndikon në cilësinë e gjumit. Në Universitetin e Florida Atlantic është kryer studimi, ku janë monitoruar 785 veta prej në total pesë mijë e 164 ditë dhe net, duke kontrolluar se sa kanë konsumuar kafeinë, alkool dhe nikotinë, shkruan Independent. Ekipi më pas ka krahasuar rezultatet e konsumimit nga ditarët e gjumit, ku u regjistrua kohëzgjatja e gjumit të pjesëmarrësve, cilësia e gjumit dhe se sa shpejt janë zgjuar ata. Derisa në studim u gjet se alkooli dhe nikotina çrregullojnë gjumin, kafeina nuk ka kurrfarë efekti.
“Ky studim paraqet një prej ekzaminimeve më të mëdha të shoqatave të përdorimit të alkoolit në mbrëmje, kafeinës dhe nikotinës dhe rezultate të matura në mënyrë objektive”, ka thënë doktor Christine Spadola.
“Netët me përdorim të nikotinës dhe alkoolit brenda katër orësh në kohën e gjumit kanë treguar vazhdimësi më të keqe të gjumit sesa në netët pa to”. “Ne nuk kemi vërejtur ndonjë lidhje midis konsumimit të kafeinës brenda katër orëve gjatë shtratit dhe parametrave të gjumit”, ka theksuar ajo.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











