Lajme
Studimi i ri tregon rezultatin se si vriten qelizat kancerogjene
Qelizat tumorale të riprogramuara në ”kuaj trojanë”, të cilat vetëshkatërrohen duke vrarë gjithashtu të gjitha shoqërueset e tyre rreth vetes.
Ky është rezultati i marrë nga grupi kërkimor i drejtuar nga Universiteti Shtetëror Amerikan i Pensilvanisë, falë futjes së një ndërprerësi gjenetik.
E testuar në laborator në qelizat njerëzore dhe minj, teknika e publikuar në revistën ”Nature Biotechnology” ka rezultuar e aftë të eliminojë qelizat kancerogjene më rezistente ndaj terapisë, të cilat rrezikojnë të shumohen sërish në një tumor të ri që është gjithnjë e më i vështirë për t’u trajtuar.
Ilaçet kundër kancerit ndonjëherë dështojnë jo sepse janë joefektive, por për shkak të diversitetit të natyrshëm të kancerit dhe faktit që, shpesh, disa qeliza bëhen rezistente ndaj trajtimit, duke lejuar që kanceri të kthehet.
Prandaj, studiuesit e udhëhequr nga Scott Leighow kërkuan një mënyrë për të parashikuar këtë mekanizëm dhe për ta kthyer atë në avantazhin e tyre: ata zhvilluan një qark gjenetik, një lloj çelësi i përbërë nga dy gjene që ndizen dhe fiken në kohë të ndryshme.
Kur e para aktivizohet, qeliza bëhet përkohësisht rezistente ndaj një medikamenti specifik: në këtë mënyrë, trajtimi e lë atë të paprekur, duke e lejuar atë të shumohet në kurriz të qelizave të tjera kancerogjene që kanë zhvilluar rezistencë në mënyrë natyrale.
Në atë moment, gjeni i parë fiket, duke i bërë qelizat përsëri të prekshme, dhe i dyti ndizet në vend të kësaj: është një gjen vetëvrasës që prodhon një toksinë të aftë për të vrarë si vetë qelizën ashtu edhe ato që e rrethojnë atë.
“E bukura është se ne jemi në gjendje të synojmë qelizat e tumorit pa e ditur se çfarë janë, pa pritur që ato të rriten ose të zhvillohet rezistenca sepse atëherë është tepër vonë”, thotë Leighow.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj









