Lajme
Studimi amerikan: Varianti Delta nuk shkakton sëmundje të rënda tek fëmijët
Përqindja e sëmundjeve të rënda tek fëmijët aktualisht nuk ndryshon ndjeshëm nga ajo në janar, kur mbizotëronte varianti alfa i koronavirusit
Sipas gjetjeve fillestare, varianti delta i koronavirusit nuk shkakton rrjedhë të rëndë të sëmundjes Covid-19 tek fëmijët.
Siç tregon një studim i realizuar nga autoriteti shëndetësor amerikan CDC, përqindja e sëmundjeve të rënda tek fëmijët aktualisht nuk ndryshon ndjeshëm nga ajo në janar, kur në SHBA mbizotëronte varianti alfa i koronavirusit dhe nuk njihej ende varianti Delta, shkruan srf.ch.
Për më tepër, të dhënat kanë treguar një efektivitet të lartë të mbrojtjes nga vaksinimi tek adoleshentët, siç raportojnë më tej agjencitë e lajmeve SDA dhe AFP.
Shkalla e pranimeve në spital të lidhura me koronën, tek fëmijët dhe adoleshentët deri në moshën 17 vjeç ishte rritur kohët e fundit përsëri përsëri në SHBA dhe ishte 1.4 për 100,000 në mes të gushtit, transmeton albinfo.ch.
Hulumtuesit pastaj kanë krahasuar rreth 3,100 raste spitalore nga janari me 164 nga vala aktuale Delta dhe nuk kanë gjetur pothuajse asnjë ndryshim në rrjedhën e sëmundjeve të rënda.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’