Lajme
Studim: Vitamina D ul 50 % prekjen e infeksioneve në gjoks
Vitamina D ndihmon në luftën kundër koronavirusit
Është bërë e ditur se shkencëtarët po hetojnë një lidhje të mundshme mes shanseve të mbijetesës nga koronavirusi dhe niveleve të vitaminës D.
Thuhet se një testim dhjetëjavor që përfshin 200 pacientë me Covid-19 në Universitetin e Granadës në Spanjë do të përpiqet të përcaktojë nëse ajo që njihet ndryshe si “vitamina e diellit”, mund të ndihmojë në luftën ndaj sëmundjes.
Duhet theksuar se vitamina D prodhohet duke ekspozuar lëkurën në diell dhe është thelbësore për një sistem imunitar të shëndetshëm. Një studim i realizuar së fundi nga Trinity College në Dublin zbuloi se tek të rriturit që kishin marrë suplemente të vitaminës D, shkalla e infeksioneve në gjoks ra me 50%. Dr Jenna Macciochi, nga Universiteti i Sussex-it, tha:
“Nëse keni mungesë të vitaminës D, atëherë gjasat që të merrni një të ftohur janë tre deri në katër herë më të mëdha”.
Me këtë logjikë sipas saj, edhe një infeksion viral i frymëmarrjes si Covid-19 do të ishte më i keq në rastin kur kjo vitaminë mungon. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025