Lajme

Studim: Vaksinat e Kinës duken të sigurta dhe efektive

Dy vaksinat nga firma farmaceutike e Kinës, Sinopharm, duken të sigurta dhe efektive kundër koronavirusit, sipas një studimi.

Raporti, i botuar në Journal of the American Medical Association, arriti në përfundimin se të dy vaksinat janë efektive rreth 73% dhe 78%, siç ka pohuar më parë Sinopharmi.

Studiuesit nga Sinopharmi dhe partnerët lokalë të vendosur në Lindjen e Mesme kanë thënë se prova përfshiu 40.380 pjesëmarrës me dy vaksinat e kompanisë. Një vaksinë u zhvillua nga Instituti i Produkteve Biologjike Wuhan dhe tjetra nga Instituti i Produkteve Biologjike të Pekinit.

Prova, kryer kryesisht te të rinjtë, u krye në katër vende – Bahrein, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipt dhe Jordani. Sidoqoftë, studimi siguroi të dhëna vetëm nga Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Nuk ka asgjë shumë të habitshme. Është në përputhje me atë që ata kanë pretenduar më parë, por nuk i eliminon plotësisht dyshimet për Sinopharm”, ka thënë Jin Dong-yan, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Hong Kongut, i cili nuk ishte i përfshirë me studimin.