Lajme
Studim: Truri i burrave dhe grave vërtet punon ndryshe
Shpesh thuhet se truri i burrave dhe grave funksionon ndryshe, pasi njëra gjini vjen nga Venusi dhe tjetra nga Marsi.
Një studim i fundit e mbështet këtë hipotezë, pasi ka gjetur 1 mijë gjene që janë më shumë aktive te njëra gjini se sa te tjetra.
Shkencëtarët kanë vrojtuar ndryshimet te minjtë e gjinive të kundërta në zonat e trurit që janë përgjegjëse për ‘vlerësimin, takimet, çiftëzimin dhe urrejtjen’.
“Kemi identifikuar grupe specifike të gjeneve që orkestrojnë një sjellje specifike te meshkujt dhe gratë”, thotë autori i studimit, Nirao Shah, profesor i psikiatrisë dhe i neurobiologjisë.
Minjtë meshkuj, për shembull, e dallojnë shpejt gjininë tjetër kur hyn në terrenin e tyre. Nëse ndërhyrja vjen nga një mashkull tjetër, ata menjëherë e sulmojnë atë. Nëse është një femër, ata nisin një miqësi të stuhishme.
Minjtë femra shfaqin agresion si nënë dhe jo territorial, duke sulmuar çdo gjë që kërcënon të vegjlit e tyre dhe janë shumë më të prirur se meshkujt për të ruajtur të vegjlit e tyre.
Gjithashtu është vërejtur se gjenet që tregojnë faktorët e riskut për çrregullime mendore janë më shumë të pranishme te njëri seks, si për shembull, gratë janë më të rrezikuara nga Alzhajmer.
Këto dallime ka të ngjarë të reflektohen edhe në trurin e burrave dhe grave, thanë studiuesit nga Stanford Medicine./Euronews
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës