Fun

Studim: Si të jeni të lumtur?

Revista “The Atlantic” botoi një intervistë me Raj Raghunathan, një profesor i marketingut në Universitetin e Teksasit dhe autor i një libri të botuar në SHBA me titullin “Nëse jeni i zgjuar, pse nuk jeni i lumtur?”. Pra, çfarë është përgjigjja e kësaj pyetjeje, ndoshta pyesni nëse ju vetë jeni i zgjuar, por jo i lumtur (mjaftueshëm)? Kjo është një çështje e mentalitetit, siguron profesori, duke ndjekur vijën shumë të gjatë të librave që trajtojnë temën e zhvillimit personal, përcjell albinfo.ch.

Këshilla e tij e parë: ndërprisni krahasimet me të tjerët. Krahasimi ju shtyn të plotësoni shenjat e jashtme të suksesit (para, pushtet … pëlqime në Facebook), me të cilat ju shumë shpejt mund të mësoheni duke zhvilluar një formë varësie për të ruajtur të njëjtin nivel të kënaqësisë. Në anën tjetër, nëse përqendroheni në atë që doni të bëni instinktivisht, atëherë ju keni gjasa të mira për të arritur suksesin, me që investimi në një projekt do të jetë i sinqertë. Me fjalë të tjera, punoni për të arritur diçka, por mos e kushtëzoni lumturinë me arritjen e një qëllimi.

Kënaqësia dhe rezultatet

Por, mësuesi kishte premtuar receptin për lumturinë, e jo për suksesin, nuk është njëjtë? Kjo është ajo pika themelore e të menduarit të tij. Ne duhet të mësojmë të shkëputemi nga tendenca historike për të parë botën si një konkurs për mallra. Njeriu ka evoluar në një ambient nga mungesa e ushqimit, nga tokat pjellore, etj. Por, në qoftë se nuk jeni atlet profesional, apo nëse nuk jetoni në një zonë lufte, është e mundshme që ky mendim t’ ju kufizojë më shumë se sa ju bën mirë. Raj Raghunathan përmend studimet që tregojnë se disa kompani kanë koncentruar veprimet e tyre në zhvillimin e kënaqësisë së punonjësve të tyre për të arritur rezultate më të mira.

Por, në qoftë se ju nuk punoni në Google, nuk jetoni në një zonë lufte dhe jeni ende i pakënaqur, çfarë të bëni për të përmirësuar gjendjen tuaj? Raj Raghunathan ka përgjigjen: përqendrohuni në besimin se ngjarjet e lumtura ju presin. Edhe pse, ngjarje tragjike na presin në një kohë ose në një tjetër? Sigurisht, thotë studiuesi. Por të dy besimet, ai që e sheh jetën si një varg i gëzimeve dhe ai që e sheh atë si një tragjedi, janë gjithashtu të drejta. Pse të mos miratojmë atë që do të jetë më e dobishme për ne?