Lajme
Studim: Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit
Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të fushatës së vaksinimit me Pfizer, Moderna apo AstraZeneca, sipas studimit të Institutit italian i Shëndetit (ISS).
Studimi i parë i këtij lloji i kryer nga një shtet i BE-së mbi impaktin e mirëfilltë të fushatës së imunizimit u krye nga Instituti italian i Shëndetit (ISS) dhe Ministria e Shëndetësisë mbi 13.7 milionë të vaksinuar në mbarë botën.
Shkencëtarët filluan të studiojnë të dhënat që nga dita e parë që Italia nisi vaksinimet – nga 27 dhjetori deri më 3 maj 2021.
Studimi zbuloi se risku i infektimit dhe fatalitetet nga COVID-19 qenë në rënie progresive dy javë pas nisjes së vaksinimeve.
“35 ditë pas dozës së parë ka një reduktim prej 80 për qind në numrin e infektuarve, 90 për qind në shtrime të reja në spitale dhe 95 për qind në vdekje”, deklaron ISS, duke shtuar se e njëjta dukuri është vërejtur si tek burrat, ashtu edhe te gratë.
“Këto të dhëna konfirmojnë efikasitetin e fushatës së vaksinimeve dhe nevojën për të pasur një mbulim sa më të madh të popullsisë për t’i dhënë fund emergjencës”, tha presidenti i institutit Silvio Brusaferro.
Në mesin e 14 milionë personave pjesë e këtij studimi, 95 për qind kishin marrë të dy dozat e Pfizer dhe Moderna, ndërsa asnjë prej tyre nuk kishte marrë ende dozën e dytë të AstraZeneca.
Deri më tani, Italia ka ndjekur rekomandimet e prodhuesve të vaksinave, duke dhënë dozën e dytë të Pfizer tri javë pas të parës, dozën e dytë të Modernës pas 4 javësh dhe atë të AstraZeneca pas 12 javësh.
Rreth 8.3 milionë italianë, ose 14 për qind e popullsisë, janë imunizuar ndërsa rreth 10 milionë kanë marrë një dozë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit