Shëndetësi

Studim: Punët e shtëpisë i bëjnë mirë shëndetit

Sigurisht se keni rastisur të dëgjoni njerëz që ankohen rreth punëve të shumta që kanë në shtëpi, mirëpo sipas një hulumtimi, punët e shtëpisë i bëjnë mirë shëndetit.
Ekspertët ju këshillojnë që herën tjetër, kur të vendosni të bëheni aktiv, zhvishni tutat dhe filloni të punoni nëpër shtëpi. Do t’i kurseni paratë dhe do t’i bëni shumë mirë trupit dhe shëndetit tuaj mendor.

Rezultatet e një hulumtimi kanë treguar se si marrja me punët e shtëpisë ka veprim të njëjtë sa edhe ushtrimi mesatar, shkruan Klankosova.tv.

Edicioni online i revistës “Neurology” ka zbuluar që aktiviteti fizik, duke përfshirë edhe atë të përditshmin si pastrimi apo larja e enëve, mund të reduktojnë rrezikun nga sëmundja e Alzheimerit.
Këto janë përfitimet shëndetësore që merrni nëse bëni punët e shtëpisë:

Redukton stresin

Në vitin 20016 artikulli i publikuar në revistën “British Journal of Sports Medicine” thekson që njëzet minuta aktivitete, duke përfshirë edhe punët e shtëpisë, redukton shqetësimin dhe stresin për madje 20 për qind.

Djeg kaloritë

Edhe pse nuk duken si ushtrime speciale, pastrimi është nga shumë aktivitetet e urryera me të cilat shkrihen kaloritë. Mund të humbni mesatarisht 205 kalori në orë gjatë pastrimit, madje edhe më shumë nëse lëvizni në të vërtetë.

Ndihmon te alergjitë

Me pastrimin e shtëpisë nga merimangat mund të përmirësoni ose shmangni alergjitë dhe alergjinë e polenit në përgjithësi. Fshirja e shpeshtë me fshesë elektrike, larja e enëve dhe e perdeve, pastrimi i lavamanit dhe frigoriferit dhe fshirja e pluhurit nga mobilet janë mënyrat më të mira për të kontrolluar alergjitë. Investimi i kohës tani do t’ju kursejë nga dhimbja e kokës (dhe e kruara, sytë të skuqur) më vonë.

Përmirëson koncentrimin

Derisa aftësia jonë për të kryer më shumë punë sot është më e mirë se asnjëherë, shtëpia lëmsh dhe e parregullt mund t’u largojë vëmendjen edhe të më të fokusuarve. Pa grumbullin e pafund të letrave, rrobave të ndotura dhe shportës me gjëra të panevojshme, do të keni mundësi më të madhe që të fokusoheni në detyrën që e keni.

Hapësira e pastër e punës po ashtu ju mundëson që më mirë të përcaktoni prioritetet, sepse jeni në mundësi të shikoni atë që është e rëndësishme pa pasur nevojë të merreni me rrëmujën që ju rrethon. Me pak pastrim, do të arrini të bëni më shumë për një kohë të shkurtër dhe që shumë shpejt të ndiheni optimist dhe që keni gjithçka nën kontroll.

Largon zemërimin

Të gjithë nganjëherë kemi nevojë të shfryjmë, por në vend që të shfryhemi te njerëzit rreth vetes, më së miri është ta bëjmë në merimangat. Pastrimi është mënyrë produktive e lirimit të zemërimit dhe frustrimit, për ç’arsye disa njerëz marrin fshesën elektrike pas ditës së gjatë në punë apo pas grindjes së rëndë.

Përballimi me zemërimin në këtë mënyrë parandalon edhe t’i themi gjërat apo t’i bëjmë gjërat të cilat nuk do të duhej t’i bëjmë, përcjell Albinfo.ch.