Lajme

Pfizer dhe AstraZeneca janë shumë efektive kundër variantit indian

Vaksinat e COVID-19 të prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca janë shumë të efektshme kundër variantit indian, ka zbuluar një studim i ri.

Shëndeti Publik i Anglisë tha të dielën se vaksina Pfizer ëshë 88 për qind efektive kundër sëmundjes simptomatike nga varianti indian, dy javë pas dozës së dytë.

Ndërsa, injektimi me AstraZeneca kishte një normë efikasiteti prej 60 për qind.

Të dyja këto vaksina janë në të njëjtin nivel me mbrojtjen që ofrojnë vaksinat kundër variantit britanik, i njohur si B.1.1.7.

Studimi përfshiu 1,054 njerëz të konfirmuar përmes sekuencave gjenomike që kishin kontraktuar variantin B.1.617.2 (indian) midis fillimit të prillit dhe mesit të majit.

Kryeministri Boris Johnson ka pranuar se varianti indian mund të përbëjë “një përçarje serioze” për heqjen e më shumë kufizimeve.

Sakaq, qeveria por planifikon të rihapë plotësisht ekonominë e vendit më 21 qershor.