Lajme
Kombinimi i vaksinave Pfizer dhe Astra Zeneca jep rezultat më të mirë
Një përzierje e vaksinës Pfizer dhe AstraZeneca mund të prodhojë një përgjigje më të mirë nga ana e imunitetit, në këtë përfundim ka arritur një studim i Oksfordit.
Studimi, i quajtur Com-COV krahasoi përzierjen me dy doza të vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca dhe zbuloi se në çdo kombinim, ato prodhonin përqendrime të larta të antitrupave kundër proteinave të coronavirusit.
Të dhënat sigurojnë mbështetje për vendimin e disa vendeve evropiane që kanë filluar të ofrojnë alternativa ndaj AstraZeneca, si një dozë e dytë pasi vaksina ishte e lidhur me mpiksjen e rrallë të gjakut.
Matthew Snape, profesor i Oksfordit, i cili është marrë me këtë testim, tha se gjetjet mund të përdoren për t’i dhënë fleksibilitet përdorimit të vaksinave, por nuk ishte aq i madh sa të rekomandonte një largim më të gjerë nga dozat e dyta të njëjta.
Një dozë e AstraZeneca e ndjekur nga Pfizer prodhoi përgjigjet më të mira të qelizave T, dhe gjithashtu një përgjigje më të lartë të antitrupave sesa Pfizer e ndjekur nga AstraZeneca.
Rezultatet ishin për kombinimet e vaksinave të dhëna në interval katër javë për 830 pjesëmarrës. Com-COV po teston po ashtu doza të përziera në një interval 12-javor, dhe eksperti vuri në dukje se doza e AstraZeneca ishte e njohur për të prodhuar një përgjigje më të mirë imune me një interval më të gjatë kohor midis dozave.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit