Lajme
Studim: Një në tre persona në Zvicër ka përjetuar diskriminim
Një e treta e popullsisë së përhershme të Zvicrës ka qenë viktimë e diskriminimit ose dhunës, më shpesh në baza raciste, përcjell albinfo.ch.
Ky është konstatimi i një sondazhi të publikuar të enjten nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), në emër të Shërbimit për Luftën kundër Racizmit dhe Sekretariatit Shtetëror për Migracionin.
Në shumicën e rasteve të diskriminimit, viktimat përmendin arsye etno-racore, kryesisht kombësinë (50 për qind), por edhe ngjyrën e lëkurës (19 për qind), fenë (17 për qind) dhe origjinën etnike (15 për qind).
Personat me origjinë migrante janë edhe më të prekur, pasi në këtë pjesë të popullsisë shkalla rritet në 40 për qind.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve