Lajme

Studim: Të mbijetuarit nga COVID-19 mund të vuajnë nga çrregullime psikike

Një në tre të mbijetuar nga COVID-19 në një studim me më shumë se 230,000 pacientë, kryesisht amerikanë, u diagnostikuan me një çrregullim psikiatrik ose psikik brenda gjashtë muajve, duke sugjeruar që pandemia mund të çojë në një valë të problemeve psikike dhe neurologjike, thanë shkencëtarët të martën, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.

Studiuesit që kryen analizën thanë se nuk ishte e qartë se si virusi ishte i lidhur me kushtet psikiatrike, si ankthi dhe depresioni, por që këto ishin diagnozat më të zakonshme midis 14 çrregullimeve që ata shikuan.

Rastet post-COVID të goditjes në tru, çmendurisë dhe çrregullimeve të tjera neurologjike ishin më të rralla, thanë studiuesit, por ishin akoma të rëndësishme, veçanërisht në ata që kishin COVID-19 të rëndë.

“Megjithëse rreziqet individuale për shumicën e çrregullimeve janë të vogla, efekti në gjithë popullsinë mund të jetë i konsiderueshëm”, tha Paul Harrison, një profesor i psikiatrisë në Universitetin e Oksfordit, i cili bashkëdrejtoi punën, përcjell tutje albinfo.ch.