Lajme

Studim: Një e katërta e njerëzve vuajnë pasoja afatgjata pas COVID

Çdo i katërti ish-pacient që ka kaluar COVID-19 vuan nga pasoja afatgjata gjashtë deri në 12 muaj pasi është infektuar me koronavirus, por periudha e rikuperimit mund të zgjasë deri në 18 muaj.

Kështu raportojnë agjencitë shëndetësore, duke cituar dy studime të veçanta nga shkencëtarë gjermanë dhe skocezë.

Shkencëtarët skocezë kanë regjistruar se një pjesë e pacientëve që e kanë kapërcyer COVID-in ndjejnë simptoma për më shumë se një vit, ndoshta pas 18 muajsh, dhe më së shumti bëhet fjalë për lodhje dhe rraskapitje kronike, vështirësi në përqendrim dhe probleme me kujtesën.

Hulumtimet në Gjermani u kryen në mesin e 12 mijë njerëzve të moshës 18 deri në 65 vjeç dhe ish-pacientët u ankuan për vështirësi në frymëmarrje, gulçim dhe humbje të përkohshme të nuhatjes dhe shijes, së bashku me gjendje të shpeshta ankthi dhe depresioni./Euronews