Tematike
Studim nga Universiteti i Cyrihut, kërkohen njerëzit me mërzi dhe stres
Pjesëmarrësit do të jenë pjesë e një studimi shkencor në kuadër të programit Hap-pas-Hapi nga Universiteti i Cyrihut
Hap-pas-Hapi është një program për të ndihmuar njerëzit të përballen më mirë me mërzi dhe stres.
Ky program i ofrohet popullatës shqiptare, e cila jeton në Zvicër dhe Gjermani, nga Universiteti i Cyrihut, Zvicër në bashkëpunim me Freie Universität Berlin, Gjermani.
Ne kemi nevojë për shumë njerëz për ta provuar programin. Ju lutemi bashkohuni për të mbështetur studimin tonë! Nëse jeni mbi 18 vjeç, flisni gjuhën shqipe, dhe jeni duke përjetuar emocione të vështira, stres ose gjendje të mërzisë, atëherë ju ftojmë të merrni pjesë në këtë studim.
Synimi i studimit Hap-pas-Hapi është një program mbështetjeje i bazuar në prova shkencore, i siguruar përmes një aplikacioni smartphone ose një faqe në internet, dhe ne po e vlerësojmë atë në një projekt kërkimor.
Qëllimi i studimit tonë është të krahasojmë dy versione të programit për të zbuluar se cili version përdoret më shumë dhe funksionon më mirë. Procedura dhe kohëzgjatja e studimit Pas regjistrimit, do t’ju bëhen pyetje në lidhje me situatën tuaj aktuale emocionale. Nëse i plotësoni të gjitha kriteret, do t’ju kërkohet të plotësoni një seri pyetësorësh.
Pas kësaj, ju do të merrni rastësisht një nga dy versionet e Hap-pas-Hapi. Pastaj mund ta përdorni programin për një periudhë prej gjashtë javësh.
Pas përfundimit të programit dhe tre muaj më vonë, do t’ju kërkohet të plotësoni përsëri pyetësorët. Kompensimi: Nëse e përfundoni studimin plotësisht, do të merrni një kupon me vlerë 30 Euro. Ju merrni pjesë vullnetarisht.
Nëse dëshironi të tërhiqeni nga pjesëmarrja juaj më vonë, ju mund të tërhiqeni pa dhënë arsye.
Të gjitha të dhënat do të trajtohen në mënyrë konfidenciale. Nëse ne kemi ngjallur interesin tuaj për të marrë pjesë në studim dhe ju i përmbushni kriteret e mësipërme, atëherë vizitoni faqen tonë të internetit ose na dërgoni një e-mail.
Ju mirëpresim! Webfaqe: happashapi.org
E-Mail: [email protected]
Flyer-RCT_Hap-pas-Hapi_AL
Shkarko DokumentinE-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?