Lajme
Studim: Kafeina mbron lëkurën nga melanoma dhe rrezet e diellit
Dielli është një nga burimet më të mira të vitaminës D, duke i dhuruar kështu një sërë të mirash shëndetit.
Megjithatë shumë diell bën dëm dhe këtë mund ta keni dëgjuar shpesh për shkak të rrezeve UVA dhe UVB.
Këto rreze arrijnë të depërtojnë deri në shtresat më të thella të lëkurës tuaj dhe ta dëmtojnë atë duke shkaktuar plakje të parakohshme, shtim të nishaneve apo kancer të lëkurës. Për t’u mbrojtur nga to ekzistojnë një sërë mënyrash, ku edhe ushqimi zë një pjesë të rëndësishme. Së fundmi, një studim italian tregon për vetitë që kafeina ka në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit.
Kafja është një ndër pijet më të pasura me kafeinë dhe në këtë rast mund të përdoret si një medikament i mirëfilltë, sipas ekspertëve. Studimi i sapopublikuar nga ekspertët e Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali në bashkëpunim me Universitetin Tor Vergata dhe Institutit të Dermologjisë në Romë, tregon për lidhjen e fortë që kafeina dhe tumore si melanoma kanë.
Sipas tyre, kafeina ka një rol mbrojtës ndaj qelizave tumoriale që shkaktojnë melanomën. Enzima që ka rol kyç në këtë parandalim quhet tirosinasi dhe gjendet me shumicë tek kafeina. Në këtë rast tirosinasi, funksionon is një filtër mbrojtës për lëkurën dhe ngadalëson prodhimin e melekulave, të cilat mund të jenë tumoriale.
Kafeina mbron jo vetëm lëkurën e ekspozuar në diell nga plakja, por edhe nga dëmet afatgjata, siç janë efektet direkte në AND. Ky studim tregon për rolin e rëndësishëm që kafeina ka ndaj mbrojtjes nga dielli, por edhe në forcimin e sistemit mbrojtës.
Sipas ekspertëve, efekti i kafeinës është i drejtpërdrejtë vetëm te qelizat e dëmshme, të cilat shkaktojnë tumore si melanomat.
Një nga pijet më të pasura me kafeinë është kafja, por rezultatet e këtij studimi nuk tregojnë se duhet të konsumoni më shumë kafe.
Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për sasi shumë të mëdha kafeine të cilat nuk mund t’i merrni vetë nga pijet.
Prandaj nuk këshillohet që ta shikoni shtimin e kafeinës si një mënyrë për të mbajtur larg tumoret e lëkurës, pasi mund të përjetoni efekte të tjera anësore nga përdirmi i madh i kafeinës. Studiuesit nuk kanë dhënë një sasi apo numër filxhanësh të cilët ndihmojnë në këtë çështje, pasi terapi të tilla kërkojnë mbikëqyrje mjekësore.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur