Bota

Studim: Gripi te të rriturit, çdo 5 vjet

Fëmijët nga gripi kapen mesatarisht çdo të dytin vit, sepse në atë moshë kontaktet me shumë njerëz janë më intenzive dhe kjo ndihmon në përhapjen e sëmundjes

Të rriturit vuajnë nga gripi çdo pesë vjet, sipas një studimi që u krye nga shkencëtarët britanikë në Kinë, rezultatet e të cilit janë publikuar në magazinën PLoS Biology.
Shkencëtarët testuan mostrat e gjakut të 151 vullnetarëve kinezë të moshës 7 deri në 81 vjeç për të përcaktuar se sa shpesh kapen nga infeksioni me virusin e gripit. Në një test të ngjashëm në Britani të Madhe dëshironin të konfirmojnë nëse rezultatet e hulumtimit mbi vullnetarët kinezë mund të konsiderohen universale.
Mbledhja e të dhënave të tilla, të cilat nuk kanë qenë përdorur kurrë, do të ndihmojë ekspertët të mësojnë më mirë se cili është në rrezik të infeksionit dhe sa shpesh, si dhe mënyrën dhe shpejtësinë e përhapjes së sëmundjes te njerëzit.
Shkencëtarët nga Imperial College në Londër dhe institucionet shëndetësore nga SHBA-ja dhe Kina testuar në gjakun e vullnetarëve praninë e antitrupave të gripit, për të përcaktuar nëse ata kanë qenë ndonjëherë të infektuar dhe sa shpesh.
Ata testuan gjakun më të zakonshëm të viruseve të gripit që qarkullojnë nëpër botë në periudhën 1969-2009. Bëhet fjalë për një lidhje me tensionet e tipit të virusit të influencës A, që përhapet në Evropë dhe SHBA.
Ata gjetën se fëmijët nga gripi kapen mesatarisht çdo të dytin vit, sepse në atë moshë kontaktet me shumë njerëz janë më intenzive dhe kjo ndihmon në përhapjen e sëmundjes. Pas moshës 30-vjeçe gripi mesatarisht shfaqet dy herë në dhjetë vjet, që është më pak se besohej më parë.