Lajme
Studim: Franca, Austria dhe Zvicra u preken me të ardhura më të ulëta
“Në krahasimin evropian, standardi i përgjithshëm i jetesës dhe kënaqësia me jetën në Francë, Austri dhe Zvicër mbeten të larta”, sipas një sondazhi të ri nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, 18.3 për qind e popullsisë franceze ose rreth 1.500.000 njerëz, u prekën nga varfëria e të ardhurave në vitin 2020.
Ndërsa në Zvicër 10.9 për qind e popullsisë, ose rreth 720,000 njerëz, u prekën nga varfëria e të ardhurave në vitin pandemik.
Më mirë është renditur Austria, 9.4 për qind e popullsisë, u prekën nga varfëria e të ardhurave në vitin 2020.
Ja si krahasohet niveli i varfërisë së Zvicrës me vendet e tjera evropiane:
Bazuar në standardet e qeverisë, kufiri i varfërisë në Zvicër është vendosur në 2,279 franga në muaj mesatarisht për një person të vetëm dhe 3,963 franga në muaj për dy të rritur dhe dy fëmijë.
Shumica e atyre që preken nga vështirësitë financiare janë të huaj, familje me një prind dhe njerëz pa arsim pas detyrueshëm, zbuloi studimi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh